
INFORMACIONE PËR VIZITORËT E PARKUT ARKEOLOGJIK ANTIGONE
Informojmë të interesuarit që dëshirojnë të vizitojnë
Oarkun Arkeologjik Antigone se vizita në këtë park bëhet me biletë të cilat
mund t’i gjeni tek Zyra për Adninistrimin dhe Koordinimin e Parkut Arkeologjik
Antigone që ndodhet në katin e parë të gadinës së Qëndrës Kulturore në fshatin
Asim Zeneli, qendër e komunës Antigone, tek kujdestarët dhe punonjësit e
shërbimit brenda në Park. Aktualisht rruga qe te con ne Park eshte ne
rikonstruksion, por eshte e pershkueshme nga cdo lloj automjeti. Ne park do te
gjeni te gjitha sherbimet e nevoshme, guide, informacion, uje te pishem,
harteguide, WC, etj.
ORARI I VIZITAVE:
Çdo ditë të javës nga e Hëna deri të Premten, nga 08 00
deri në 16 00.
Ditën e Shtunë dhe të Diel nga ora 09 00 deri në
15 00.
ÇMIMET E BILETAVE:
Vizitorë vendas 200 lekë
Vizitorë të
huaj 200 lekë
NUK APLIKOHET BILETË:
- Për delegacionet zyrtare. - Për punonjësit e trashëgimisë ne M.T.K.R.S së të paisur
me dokument identifikues. - Grup studentësh të cilët vizitën e kryejnë për qëllime
mësimore dhe janë të paisur me kartë identiteti.
APLIKOHET ÇMIMI I REDUKTUAR I BILETËS:
- Pensionistë
me status që kanë dëshmi zyrtare. Veteranë
të Luftës që kanë dëshmi zyrtare. - Ish të
dënuar dhe të përndjekur politikë,që kanë dëshmi zyrtare. - Invalidë
që gëzojnë këtë status dhe kanë dëshmi zyrtare. - Invalidë
paraplegjikë dhe tetraplegjikë që kanë dëshmi zyrtare. - Jetimët me status. - Persona përfaqësues të marrëveshjeve dy a shumë palëshe të lidhura ndërmjet
muzeve publikë shqiptare dhe muzeve homologe të vendeve të tjera.
DITËT
KUR APLIKOHET HYRJA FALAS:
18 Prill Dita
Ndërkombëtare e Monumenteve.
18
Maj. Dita ndërkombëtare e Muzeve.
21
Maj. Dita Botërore e Diversitetit
Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.
5
Qershor. Dita Botërore e Mjedisit.
27
Shtator. Dita Botërore e Turizmit.
29
Shtator. Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.
28
Nëntor. Dita e Pavarësisë.
E diela
e fundit e çdo muaji, përjashtuar muajt Qershor, Korrik, Gusht.
KONSIDEROHEN SHKELJE DHE PENALIZOHEN:
- Personat që hyjnë dhe vizitojnë Parkun pa
autorizim me shkrim të drejtorit të ZAKPAA dhe të pashoqëruar nga punonjësit e
parkut jashtë orarit të përcaktuar më sipër. - Personat që hyjnë dhe vizitojnë Parkun pa biletë. - Personat që filmojnë dhe fotografojnë brenda Parkut pa
autorizim me shkrim të drejtorit të ZAKPAA. - Personat që hyjnë në Park me automjetë të çdo lloji pa
autorizim me shkrim të drejtorit të ZAKPAA.

Mbështetja juaj është e nevojshme!
Ju lutemi na
ndihmoni të
mbajme parkun ne gjendje të mire.Mos
hidhni mbeturina dhe përgatituni për të marrë me vete të gjitha mbeturinat
tuaja nga Parku. Mos shkelni në
rrënojat dhe mos u mbështesni në kolona. Është rreptësisht e ndaluar të ndizet
zjarr në Park.
Support for the Park provided by

